Elton John donte të birësonte një fëmijë ukrainas, ja pse nuk e lejuan

Këngëtari i njohur me famë botërore, Elton John, ka treguar një episod që i ka ndodhur në vitin 2009, duke e ndërlidhur me situatën e tanishme që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në vitin 2009, bashkë me bashkëshortin e tij, David Furnish, Elton John donte të birësonte një fëmijë ukrainas.
Megjithatë, këngëtarit iu përplas dera në fytyrë shkaku i orientimit seksual.

“Unë e mbajta atë djalin e vogël për orë të tëra. Në fund mbajtëm një konferencë shtypi dhe ata thanë: Dukesh shumë i dashur për këtë djalë të vogël. A do të mendoje ta birësoje?

Aty për aty u përgjigja: Do të më pëlqente shumë! Sidoqoftë, meqë jam gay nuk më lejuan”.

Përgjigja e ministrit ukrainas të familjes ishte e prerë. “Elton John nuk do të jetë në gjendje të adoptojë një fëmijë ukrainas, edhe nëse e bën një kërkesë të tillë.”

Ne, për fat të keq do ta refuzojmë atë, – tha në atë kohë ministri ukrainas i Familjes, Rinisë dhe Sporteve, Yuriy Pavlenko.

 “Ligji është i njëjtë për të gjithë: për president, për ministër dhe për Elton John”, kishte thënë ministri në fjalë.

Elton John i është rikthyer këtij episodi pasi vëmendja e gjithë botës tani është në Ukrainë.

Këngëtari bën thirrje për një paqe sa më të shpejtë me dy vendeve.

ObserverKult

Lexo edhe:


FLORIAN BINAJ LARGOHET NGA “PORTOKALLI” PAS 18 VJETËSH, PARALAJMËRON PROJEKTIN E RI