Elton John habit me deklaratën e tij: Michael Jackson ishte i sëmurë psikik

Këngëtari i njohur Elton John ka habitur me deklaratën e tij për Michael Jackson.

Në autobiografinë e titulluar, “Me”, Elton John ka deklaruar se Michael ishte i sëmurë psikik dhe një njeri të cilin nuk do doje ta kishe rrotull.

Gjithashtu ai ka kujtuar dhe momentet kur është njohur me të në moshën 13-vjeçare, transmeton ‘lapsi.al’.

“Si fëmijë ishte i adhurueshëm. Por gjithçka ndryshoi në vitet në vazhdim Jackson nisi të distancohej nga “bota që e rrethonte”. Një Zot e di çfarë i kalonte në mendje kur merrte ato ilaçe, por sa herë e kam takuar në vitet e fundit, thosha me vete: I shkreti, i ka ikur mendja fare”, shkruan këngëtari Elton John në libër.

—————————————

LEXO EDHE: ELTON JOHN DHE DUA LIPA BËHEN BASHKË, SJELLIN DUETIN E TYRE

Ata u dhanë fansave së fundmi këngën e re “Cold Heart (Pnau Remix)”, e cila u publikua të premten.

Kënga përmban Johnin duke kënduar tekste nga kënga e tij e vitit 1989, “Sacrifice”. Dhe Duan që vjen me tekst nga hiti klasik i Johnit, “Rocket Man” i vitit 1972.

Të dy artistët e ndanë gëzimin e tyre për këtë bashkëpunim me fansat e tyre në rrjetet sociale, transmeton ‘lapsi.al’.

“Kjo këngë është kulmi i një miqësie të bukur me ty Dua dhe jam shumë i lumtur që tani mund ta ndajmë – shpresoj që të gjithë ta doni!”, shkroi Sir Elton John në Twitter.

Ndërkohë, artistja shqiptare shkroi në Twitter: “Elton ti je miku im dhe heroi im dhe unë kurrë nuk kam menduar se do të isha në gjendje ta them ndonjëherë këtë në një fjali”.

“Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj,” shkroi ajo. “Mirënjohëse që kam mundësinë për të bërë muzikë me ju në këtë jetë”, shkroi tutje 25-vjeçarja.


LEXO EDHE: ELTON JOHN SHTYN TURNEUN NË EVROPË, PËR SHKAK TË…