Elton John shokon fansat: “Kam mbetur me shikim të kufizuar…”

Këngëtari me famë botërore, Elton John, ka mbetur me shikim të kufizuar pas një infeksioni të rëndë të syve. Këtë e ka zbuluar vetë artisti 77-vjeçar.

John zbuloi se po shërohej nga infeksioni në njërin sy, por tha se shërimi i tij do të merrte disa kohë.

Përmes një postimi në “Instagram”, këngëtari i famshëm u shpreh: “Gjatë verës jam përballur me një infeksion të rëndë të syrit që fatkeqësisht më ka lënë vetëm me shikim të kufizuar në njërin sy”.

“Jam duke u shëruar, por është një proces jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe do të duhet pak kohë para se shikimi të kthehet në syrin e prekur. Unë jam shumë mirënjohës për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve dhe familjen time, të cilët janë kujdesur kaq mirë për mua gjatë disa javëve të fundit.

Unë e kam kaluar në heshtje verën duke u rikuperuar në shtëpi dhe po ndihem mirë për përparimin që kam bërë në shërimin dhe rimëkëmbjen time deri më tani”, vijoi më tej 77-vjeçari.

Yje të shumtë iu përgjigjën postimit duke i uruar shërim të shpejtë këngëtarit, mes tyre stilistja Donatella Versace, prezantuesi i radios Bob Harris dhe aktori Layton Williams.

Së fundmi u njoftua se filmi dokumentar Elton John: “Never Too Late” do të ketë premierën evropiane në festivalin e sivjetshëm të filmit BFI në Londër./gazetashqip

ObserverKult


Lexo edhe:

TMERR NË AJËR PËR ELTON JOHN, AVIONI PRIVAT PËSON DEFEKT NË 3000 METRA LARTËSI