Ema Andrea-Rita Gjekës: Artistët janë vetëmbajt peng, çmimet kanë humb vlerën

ema andrea interviste observerkult

Aktorja Ema Andrea ka reaguar pas kritikës së drejtoreshës së teatrit “Migjeni” për “Çmimet Kult” për përfshirjen në to të shfaqjes “Zona e Pritjes” pasi kjo shfaqje nuk është ndjekur nga organizatorët dhe për këtë arsye do gjykohet pa e parë.

Andrea i del në krah Gjekës duke theksuar ndër të tjera se në këtë vend festivalet e teatrot janë ba si drita Kshnellash, fik ndiz sipas dëshirës së Ministrit të qeverisë së radhës apo ndonjë artisti influencues a politikan/e artist. Sipas saj, artistët janë vetmbajt peng, në heshtjen e tyre e kanë luftuar këdo që ka mund me dal nga rreshti pazan!

POSTIMI I PLOTË:

E dashtun Rita Gjeka, po nis me ty një bisedë me hyrje të shkurtër sepse kam shumë gjana për me thanë e s’mundem me shkrujt gjatë. Po t’flas gjysëm tosk e gjys geg e ti e din arsyen.
Por mendova gjatë (ende dyshoj) a duhet me e ba publike përsa mediet e rrjetet e fyerjeve e t’shameve mkanë lodh, e prej kohësh shkruej gjithnjë e ma pak se s’po kam nevojë për gjithënjohje.
Jena, n’krize e dashtun, jo prej pandemisë por prej vedit.
Në kët vend festivalet e teatrit janë ba si drita Kshnellash, fik ndiz sipas dëshirës së Ministrit të qeverisë së radhës apo ndonjë artisti influencues a politikan/e artist/e, ca fiken, ca ndizen, ca opakohen, por asnjë nuk ndriçon fort.
E kështu, ca rrehen me lavdinë Vermosh-Konispol e quhen ‘Yje, Stars etj e ca të tjerë hapen poresh ndër tavolina mjaullitëse për ‘padrejtësitë e kësaj bote’
E ma t’rehatuemit kanë kenë e janë ata që heshtin e ‘shohin punën e vet’ derisa një ditë bërtasin nga pickimi..por hajt!

Artistët janë vetmbajt peng, në heshtjen e tyre e kanë luftu këdo që ka mujt me dal nga rreshti pazan!
Çmimet n’kët vend kane hup vlerën tash sa vite, terrorizuem prej telefonatave e lotve kapriçoze të vetpengmarrësve
Rrehena lehtë na, jena si fmija!

Duhet me u rrit e me u çu n’kambë për me ec!
E di që historia asht e gjatë, e plot me emna t’hupun përgjegjsish, por deshta veç me t’ngacmu pak kujtesën si pjesëtare (prej diplome) e punëtorëve me mëditje të artit, si shërbim ofruese (cilësim zyrtar, tender për çmimin më të ulët) e si ‘grindavece’ e kahershme për këto punët tona, cilësim ky që fort m’knaq se s’më pëlqen me bërtitë, as pickimet s’i kam qejf e sepse mendoj se punë e tua jane edhe të miat!

Meqenëse e njoh mirë ishullimin, e i kam pa qafat përthyeme kërcënueshëm për fjalët që kam thënë pa ul kokën, e meqë s’kam pas kurrë sheqer nëpër duar për me ndjell lavdi, e kam ndigju fort fyerje oborresh e tavolinash ku gatuhen të lançuarit e pavlerë, sot, do të qëndroj me ty, pa pathos e pa dashni për ty, por për veten!
As unë nuk du me qenë pjesë e një vlerësimi, pa ditë se kush me vlerëson e në se ka pa shfaqjen e radhës në platè. Sa për çmimet ndërkombëtare, nuk flas sepse ata janë kúti jem profesional.

Mundesh mos me kenë dakort, por aní, ndaj e quej bisedë. Tek e fundit, do kenë me çfarë me u marrë do ditë 😀. P.s. A ta nxjerr foto çka kam gatu për darkë?/BW