“Emblemë e kohës”, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, nderohet nga Komuna e Gjilanit

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare është nderuar nga Komuna e Gjilanit me “Mirënjohje”.

Gjatë ceremonisë së nderimit, Kadare u cilësua si emblemë e kohës dhe i papërsëritshëm.

“I papërsëritshëm. Zoti Kadare, ju jeni emblemë e kohës” thuhet ndër të tjera në deklaratën e mikëpritjes së tij.

Kadare është shprehur më pas, se janë pikërisht lexuesit, ata që e mbajnë gjallë atë.

“Jeni ju lexues, që më mbani gjallë” shprehet Kadare.

“Kënaqësi që jemi mes jush. Në Kosovë kemi ardhur me gëzim të madh sa herë që jemi ftuar” ,tha bashkëshortja e Kadaresë, Helena.

Ismail Kadare cilësohet si shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel.

ObserverKult


Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: NUK KA JETË PA BRENGA, LETËRSIA MUND VDEKJEN

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka qenë së fundi në stendën e Onufrit në Panairin e Librit në Tiranë ku është takuar me lexuesit e tij dhe ka dhënë autografe. Vepra e tij e plotë ka ardhur në një botim të ri me 7 vëllime për 7 dekadat e krijimtarisë së tij. I pyetur nga mediat për vitet e jetës e krijimtarisë ai tha se vdekja është mundur.

“Nuk ka jetë pa brenga e nuk ka brengë pa jetë. Kur bën diçka që e di se nuk vdes nuk ke frikë, sepse frika kryesore në jetë ose ajo që kemi frikë është e vdekja. Kur shkrimtari shkruan, ai çlirohet nga vdekja. E kur çlirohet nga vdekja, do të thotë se jeta për të është e pafund”, tha ai…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU