Me vendim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, janë emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Këshilli drejtues, me mandat 4 vjeçar, ka këtë përbërje: Armend Smajli, Ben Apolloni, Gresa Pallaska, Rebeka Qena, Shkurte Aliu, Visare Aliu dhe Brikena Mulliqi.
“Qeveria e re i trajton me prioritet të veçantë institucionet kombëtare të kulturës. Vendimi i sotëm është i hapi i parë për ndërtimin e një vizioni të ri për Teatrin e Kosovës. Ditëve në vijim, Ministria do të ndërmarrë veprime tjera për institucionet kombëtare të kulturës që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë financiare dhe institucionale, pavarësinë programore dhe artistike, zhvillimin e audiencave, ngritjen e kapaciteve profesionale dhe prezantimin ndërkombëtar të produktit vendor artistik”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e MKRS-së.