Emily Dickinson: Unë jam Askushi! Kush je ti?

emily dickinson

Unë jam Askushi! Kush je ti?
A je – Askushi – po ashtu?
Pra qenkan dy prej nesh këtu!
Mos fol! Do reklamonin – ti e di!

Sa e zymtë – të jesh – Dikushi!
Sa publike – si një Bretk –
Që i tregon – tërë Qershorin –
Pellgut admirues, emrin e vet.


Shqipëruar nga: Synim Selimi