Është një ndër artistët që ka bërë histori në Grammy por Eminem nuk do të marrë pjesë në eventin e famshëm të ndarjes së çmimeve. Reperi e ka bërë të qartë qëndrimin e tij gjatë viteve, dhe tashmë, në vazhdën e polemikave mbi procesin e nominimeve, fansat i janë rikthyer një interviste në të cilën reperi shpjegon se përse beson se organizatorët përdorin artistët e hop hop-it.
Ai thotë se i përdorin artistët si një “pikë shitjeje”, por kurrë nuk iu japin çmime. “Jam lodhur duke e parë. Për çfarëdo arsye, ata gjithmonë se mund të fitoni albumin e vitit. Unë u ula në shtëpi këtë vit për Grammy dhe pashë që Jay dhe Kendrick nuk e morën atë çmim, dhe ndjeva se njëri prej tyre duhej ta merrte”, duke iu referuar eventit të 2017-ës ku Bruno Mars mundi dy ikonat e hip hopit duke marrë çmimin për albumin e vitit.
“Mos na sillni më këtu që të na përdorni si shitje për shfaqjen tuaj dhe t’i mbani njerëzit në ankth çdo herë. Mos më kërkoni më të vij. Përgjigja ime është “Jo” për njëqind milionë vjet, nuk do të marr më kurrë pjesë në Grammy”, është shprehur i revoltuar reperi i famshëm./konica.al