Eminesku: Lermë të digjem prush nga malli, lexon Leka Sefla

Pasi prej kohe kaq të gjatë
ne s’thamë asnjë fjalë,
më ngjan sikur harruam fare
ç’u deshëm me aq mall!

Tani të ëmbël e të zbehtë
të shoh kaq pranë meje-
lermë të ulem si dikur
në gjunjë para teje!

Lermë të digjem prush nga malli,
t’i puth duar e tua.
O doçkëza ju ç’kini bërë
kaq kohë larg, pa mua!

Në shqip: Perikli Jorgani