EMOCIONALE: Shqiptarja konkurron në “The Voice Australia”, Rita Ora e zgjedh dhe i flet shqip… (Video)

Dy shqiptare nga Kosova janë bërë bashkë në “The Voice” në Australi. Rita Ora si anëtare e jurisë, ndërsa Sihana Haxhnikaj si konkurrente e këtij edicioni.

16-vjeçarja, që garoi me këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus, tërhoqi jo vetëm vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti gjatë gjithë kohës, por edhe të këngëtares me famë botërore Rita Ora. Artistja ishte e vetmja që shtypi butonin e kthimit, duke e bërë automatikisht Sihanën pjesë të skuadrës së saj.

Por në momentin që Rita mëson se Sihana është me origjinë nga Kosova, reagon e emocionuar.

Ajo përshëndeti familjarët e vajzës në gjuhën shqipe, duke i bërë me dije dhe anëtarëve të tjerë të jurisë se vajzat vinin të dyja nga i njëjti vend.

Kjo nuk është hera e parë që talentët shqiptarë të të gjitha trevave performojnë dhe tërheqin vëmendjen e jurive në vende të ndryshme me vokalet e tyre./ javanews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

RITA ORA FLET PËR LARGIMIN NGA KOSOVA: GUXIM I MADH NGA ANA E PRINDËRVE TË MI, PERIUDHË PREKËSE

Rita Ora në një intervistë për ‘Grazia USA’ foli për ikjen e saj nga Kosova, për familjen që besoi në talentin e saj. Lidhja me bashkëshortin e saj dhe albumin e saj të ri.

“You Only Love Me” nuk është vetëm titulli i një hiti që ka mahnitur fansat me energjinë e tij. Ai sinjalizon kthimin e Orës në krye të top-listave me albumin e saj të tretë, You & I. Një projekt për të cilin ajo po punon prej dy vitesh dhe që do të publikohet më 14 korrik.

Ora për lidhjen e saj me Taiki Waititi e pranon pa frikë se kjo marrëdhënie i ka dhënë edhe një energji të re profesionale. Dhe e ka frymëzuar pothuajse të gjithë tekstin e albumit të ri.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult