Enada Hoxha tregon incidentin gjatë inaugurimit të TKOB: “Ika e fyer”

Primabalerina e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Enada Hoxha, ishte e ftuar në “Vila 24” ku është shfaqur për herë të parë në ekran e përlotur dhe shumë e prekur.

Ajo foli për herët të parë për një situatë të pakëndshme. Në mbrëmjen e inaugurimit të ambienteve të rikonstruktuara të këtij institucioni pak javë më parë.

Enada tha se ndihet e fyer për kohën e kushtuar asaj dhe partnerit Gerd Vaso në shfaqje. Si edhe ajo që e ka bërë të rebelohet e të largohet, është mungesa e imazhit të baletit maestros Agron Aliaj. I cili ka punuar me emrat më të mirë të skenës që i kanë emër baletit shqiptar ndër vite.

Më tej biseda është fokusuar tek stili i saj i përditshëm, angazhimi në shtëpi. Apo dhe kurioziteti se pse Enada shihet gjithmonë teksa kalon në rrugën e Tiranës e veshur thjeshtë e shumë sportive.

——————————————————————————————–

LEXO EDHE: Inaugurimi i TKOB/ Ilir Kerni dhe Inva Mula mungojnë në gala, sopranoja: Nuk do jem, s’kam ftesë zyrtare

Mjeshtri i baletit, Ilir Kerni është nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë. Në një ceremoni të mbajtur të martën në Tiranë në vlerësim të karrierës së tij 40-vjeçare në Shqipëri dhe në skena botërore.

“Kjo është dita më e rëndësishme e jetës sime artistike. Mbi të gjitha është një ndjenje që vështirë se mund ta thuash me fjalë. Është një gjë që është shpirtërore që ndoshta njeriu për këtë ka nevojë. Kam qenë totalisht i përkushtuar ndaj kësaj pune dhe me një karakter shumë të fortë.”, tha Kerni.

E pranishme në ceremoni ishte edhe sopranoja Inva Mula, po ashtu Nder i Kombit, e cila përcolli vlerësimet më të larta për baletmaestrin Kerni.

“Ilir Kerni është legjendë e artistit të vërtetë shqiptar e idealistit në profesion. Që në ditën e parë që e kam parë në skenë më ka emocionuar pa fund”.

Ndërsa dy yje të Operas e Baletit ritakohen në Tiranë ku nisën karrierat për të shkëlqyer në skenat ndërkombëtare, vetë Teatri i Operas me një mbrëmje gala shënon inaugurimin e rikonstruksionit, por asnjëri nuk do të jetë i pranishëm.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU