Shqiptarët kanë dëgjuar javët e fundit se më në fund do të kenë enciklopedinë e tyre. Por cila është domethënia e një vepre të tillë dhe pse konsiderohet unik në llojin e vet?
Anëtarë të grupit të punës shpjegojnë për A2 punën sfiduese dhe voluminoze që do të angazhojë mbi 2 mijë studiues nga trojet shqiptare.
“Është ngjarja më ë rëndësishme sepse bashkohet i gjithë Kombi për një kontribut që është mbarëkombëtar. Ne shqiptarët, ngjarjet, personalitetet, madje dhe ata të huajt që kanë kontribuar për shqiptarinë i kemi të përbashkëta.
Ndaj edhe kjo enciklopedi do të jetë baza më ë madhe e te gjitha të dhënave që do të përfshijë zërat e autoriteteve, personaliteteve, ngjarjeve më të rëndësishme historike, pasurive të përbashkëta, pra do të jetë një bazë të dhënash që do të gjejë informacione të shumta për shqiptarinë”.
Hartimi i veprës më të madhe të shqiptarëve do të marrë të paktën 5 vite kohë dhe më shumë se 3 milionë euro dhe do angazhohen 2 mijë studiues. Në përfundim të këtij projekti madhor, do të kemi 10 vëllime voluminoze me të dhëna dhe studime për shqiptarët dhe shqiptarinë. Puna për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare ishte vendim i mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Kosove në qershor të këtij viti.
Akademitë e shkencave të dy vendeve kanë nisur zbatimin për dokumentin më të rëndësishëm të kombit. Paralelisht me këtë po punohet dhe për hartimin e fjalorit të madh të gjuhës shqipe./a2news.com
Lexo edhe:
SHQIPËRI- KOSOVË, MARRËVESHJE PËR BASHKËFINANCIMIN E PROJEKTIT “ENCIKLOPEDIA SHQIPTARE”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e dy qeverive dje në Prishtinë ka folur për marrëveshjen e bashkëpunimit të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëfinancimin e projektit madhor në fushën e albanologjisë: “Enciklopedia Shqiptare.”..
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult