“Enciklopedia shqiptare”, mblidhen dhe diskutojnë akademikët e studiuesit në Prizren

Projekti për “Enciklopedinë shqiptare” mblodhi akademikët e studiuesit në Prizren. Mbledhja e parë e Redaksisë Qendrore të “Enciklopedisë shqiptare” për këtë vit u zhvillua me rend dite informimin e ndërsjellë për ecurinë e punës, por deri në fund të qershorit redaksitë e fushave duhet të kenë përfunduar përzgjedhjen me kritere të rrepta shkencore të njësive enciklopedike.

Drejtuesit e dy redaksive vendore informuan për veprimtarinë e tyre dhe të redaksive të ngritura sipas fushave për periudhën janar-mars.

Akademik Skënder Gjinushi, kryeredaktor i “Enciklopedisë shqiptare” konfirmoi praninë e plotë të anëtarëve, ku në vijim ftoi zëvendëskryeredaktorin akad. Mehmet Kraja të vijonte drejtimin e mbledhjes.

Akad. Kraja informoi për veprimtarinë e redaksisë vendore të Prishtinës që ai drejton dhe për ecurinë e punëve në redaksitë e fushave. “Është e qartë për të gjithë, duke përfshirë redaksitë e fushave, se çfarë duhet bërë këtë vit e më tej”, tha akademik Kraja.

Gjatë periudhës tremujore është punuar nga secila prej tyre për përfundimin e fjalësit preliminar, që do të dorëzohet në afatin e parashikuar, deri më 31 mars.

Në vijim, në emër të redaksisë vendore të Tiranës, akad. Shaban Sinani paraqiti një relacion me shkrim për të informuar Redaksinë Qëndrore për ecurinë e veprimtarisë që nga mbledhja e fundme, për të propozuar fazat e punëve të pritshme për vitin 2024 dhe mbi këtë bazë për të miratuar kalendarin e detyrimeve dhe të mbledhjeve e takimeve ndër-redaksionale.

Në fund të vitit të kaluar u mbyll faza e hartimit dhe miratimit të akteve-bazë të kornizës ligjore dhe profesionale, u plotësua vertikalisht rrjeti i redaksive në të tre nivelet dhe redaksitë e fushave nisën nga puna për kryerjen e detyrës që iu ngarkua: përgatitja e fjalësit paraprak të “Enciklopedisë shqiptare”, thuhet në këtë relacion.

Në këtë mbledhje në Prizren u vendos që deri në fund të muajit qershor redaksitë e fushave të kenë përfunduar përzgjedhjen me kritere të rrepta shkencore njësitë enciklopedike, duke ua dorëzuar listat redaksive vendore dhe më tej asaj qendrore, që ka tagrin e miratimit të tyre.

Deri në muajin shtator të jetë bërë ndarja e tyre sipas rëndësisë dhe shkallës së përfaqësimit në artikuj përmbledhës, të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj.

Lista e artikujve monografikë miratohet nga RQ bashkë me autorët realizues; po ashtu deri në fund të vitit të jenë propozuar nga redaksitë e punës, të jenë dakordësuar dhe miratuar autorët realizues.

Redaksitë e fushës të takohen dy herë në vit, një herë në Tiranë e një herë në Prishtinë, ku u miratua në tërësi kalendari i takimeve dhe mbledhjeve të redaksive.

Financimi i “Enciklopedisë shqiptare”

“Enciklopedia shqiptare” është një projekt, që përfshin gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Në financimin e enciklopedisë do të kontribuojnë dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë.

Për herë të parë është duke u punuar për shkrimin e një enciklopedie për shqiptarët në të gjithë trevat shqipfolëse dhe afati për përfundimin e saj është së paku pesë vjet.

Kjo u bë me dije në dhjetor 2022, ku Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës shpallën Redaksinë Qëndrore për krijimin e “Enciklopedisë shqiptare”, projekti i tretë madhor, pas fjalorit dhe historisë së Shqipërisë. “Enciklopedia shqiptare” hartohet në 10 vëllime, me një numër mesatar prej 400 faqe për vëllim.

Konferenca për shpalljen redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare” u bë në praninë e dy kryetarëve, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,  akademik Skënder Gjinushi dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,  akademik Mehmet Kraja.

Struktura e redaksisë është e përbërë nga strukturat qendrore dhe vendore, ku krahas 11 anëtarëve të redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare” janë ngritur sipas fushave përkatëse 30 redaksi në Shqipëri dhe 30 në Kosovë për hartimin e “Enciklopedisë shqiptare”. Puna për këtë enciklopedi nisi në janar të vitit 2023./ Nga Julia Vrapi/  https:1sot.com.al

ObserverKult


Ilirian Zhupa hajne

Lexo edhe:

ILIRIAN ZHUPA: JEMI LARGUAR TEPËR E JEMI TË BËRË TË VJETËR!

Në këtë dimër të lagësht, pa një rreze dielli,
deti përbri, qiejt përmbi,
jemi larguar si guacka nga thelbi,
s’kam punë me qiejt, s’kam punë as me ty.

Qiejt më trembin, fjalët më dhembin,
duart më zhveshin, hapat më heshtin,
ikjet më shembin, ardhjet më çmendin,
sytë më presin, dhelet më vdesin.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


POEZI NGA ÇUN LAJÇI KUSHTUAR VAJZËS SË NDJERË: PSE MIRAKE S’MË VJEN N’ANDRRA…

Poezi nga Çun Lajçi

Ke harrua se pak gjumë ban yt at
me copa andrrat i ka
bjen vonë zgjohet herët
dhomave të zbrazëta u flet.

Ti rrin e heshtun n’fotografi.

Ke harrua se kujtimet pihen me sy
s’i vjen ma n’gjumin e parë
s’e zgjon n’gjumin e dytë
këtij i soset jeta.

Ti rrin e qeshun n’fotografi.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult