Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci kanë nënshkruar protokollin e marrëveshjes së bashkëpunimit për projektin madhor në Albanologji “Enciklopedia shqiptare”.
Një projekt ky që do të zbatohet nga Akademitë e Shkencave të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.
“Enciklopedia shqiptare” do të përbëhet nga 10 vëllime, me nga 400 faqe secili, ku do të përfshihen ngjarje historike, kulturore, politike, sociale. Po ashtu personalitete që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
Projekti që pritet të zgjasë rreth 5 vite do të përfshijë edhe institucione të tjera kërkimore shkencore, si dhe studiues shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
ENCIKLOPEDIA SHQIPTARE: DO TË ANGAZHOHEN 2 MIJË STUDIUES NGA TROJET SHQIPTARE- JA SA VJET DO T’JU DUHEN…
Shqiptarët kanë dëgjuar javët e fundit se më në fund do të kenë enciklopedinë e tyre. Por cila është domethënia e një vepre të tillë dhe pse konsiderohet unik në llojin e vet?
Anëtarë të grupit të punës shpjegojnë për A2 punën sfiduese dhe voluminoze që do të angazhojë mbi 2 mijë studiues nga trojet shqiptare.
“Është ngjarja më ë rëndësishme sepse bashkohet i gjithë Kombi për një kontribut që është mbarëkombëtar. Ne shqiptarët, ngjarjet, personalitetet, madje dhe ata të huajt që kanë kontribuar për shqiptarinë i kemi të përbashkëta.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult