Kur një figurë publike denoncon vetë probleme të jetës personale ky është sigurisht lajm dhe përbën menjëherë sensacion për mediat.
Ky është rasti i këngëtarit Endri Prifti i cili thuajse një vit më parë denoncoi në një emision investigativ grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes, me ndihmën e institucioneve. Lufta brenda dyerve të gjykatave u kthye në një luftë mediatike, e cila ka ndikuar edhe në marrëdhënien e tij me djalin.
Pikërisht për këtë të fundit ka bërë një rrëfim tejet intim në një intervistë me Rozana Radin në “Një gotë rose”.
Endri Prifti ka zbuluar se ka rreth një vit që nuk e ka takuar djalin e tij të vogël, duke shtuar se ligji nuk ka funksionuar.
“Jam shumë i lidhur me djemtë. Dashuria për ta është e pashpjegueshme. Kanë 9 vjet diferencë me njëri-tjetrin, por ka një problem. Djalin e vogël kam një vit pa e parë. Është hera e parë që e them. Na i kanë mbyllur të gjitha. As unë, as Sebastiani s’e kemi takuar. Sipas ligjit një herë në javë duhet ta marr unë. Por këtu miqësia e këto që ndodhin në këtë vend, t’i marrin të gjitha. Të marrin dhe fëmijën. Dhe këtë s’e kisha menduar”, rrëfeu ai./living.al
ObserverKult
Lexo edhe:
PREKËSE/ VALBONA MEMA FLET PËR HUMBJEN E MOTRËS: S’E KUPTOJ SI PËRPAROI SËMUNDJA AQ SHPEJT…
Këngëtarja e njohur, Valbona Mema, ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Artistja rrëfeu se ishin të pandashme dhe e kishte si nënë të ndjerën. E vetmja periudhë që ka ndejtur pa folur ishte momenti kur u fut në Big Brother Vip Albania 2…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU