Eneda Tarifa del pozitiv me Covid-19, ja çka thotë për virusin

Këngëtarja shqiptare, Eneda Tarifa ka dalur pozitiv me Covid-19.

Ajo e bëri të ditur lajmin sot në mëngjes, në një lidhje direkte në Instagram, ku zbuloi se ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

Këngëtarja e njohur thotë se është asimptomatike, përveç se ka humbur shijen dhe nuhatje, por është mirë me shëndet, ndërsa bën thirrje që të kujdeseni për veten.