Në Tiranë, organizuar nga Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare”, u mbajt “Festivali i Aktrimit Jehon, Rinia Shqiptare Triumfon”, edicioni i (III) tretë, ku morën pjesë të rinj shqiptare nga të gjitha trojeve, në kujtim “100 vjet pa atin e Flamurit të Kombit Shqiptar, Ismail Qemalin”.
Ky manifestim kulturor dhe artistik kishte karakter garues dhe për vlerësimin e pjesëmarrësve në fushën e aktrimit dramatik, ishte juria më prestigjioze e përbërë nga personalitetet që i dhanë shumë artit dramatik shqiptar, dhe këta janë:
· “Nderi i Kombit” Magarita Xhepa, kryetare e jurisë
· Aktori i mirënjohur kombëtar shqiptar, atori i mirënjohur Agim Xheka
· Artistja e mirënjohur Kozeta Zavalani
· Xhevat Bajrami, nga Drejtoria e përgjithshme në MKRS-në – Kosovë
Për këtë edicion, fitues interpretues të dramës u vlerësuan:
Çmimi i parë, Enisa Bytyçi
Çmimi dytë shkolla “Ukshin Miftari” Gjakovë
Çmimi tretë, Aurora Koleci
Ky festival, tashmë tradicional, po tregon vlera të mirëfillta si në organizim, po ashtu edhe në interpretim nga pjesëmarrësit, ku për disa ditë me radhë treguan cilësi në këtë fushë arti, dhe botës artistike shqiptare i dhanë porosi për një të ardhme më konkurrente, jo vetëm brenda vendit, por edhe në rajonin e Ballkanit e më gjerë.