Ennio Flaiano: Marrëzia ka përparuar së tepërmi kohët e fundit…

Nga Ennio Flaiano

“Marrëzia ka përparuar së tepërmi kohët e fundit. Ajo është shndërruar në njëfarë dielli rrezatues që t’i dërrmon sytë po ta soditësh ngultas. Falë mjeteve të komunikimit masiv, ajo është zmadhuar fuqimisht, duke vijuar të ushqehet me të tjera mite zvetënuese, duke u shitur ndërkaq dënglat e gënjeshtërta pandalshëm anekënd, teksa arsyeja e shëndoshë qesëndiset e poshtërohet kudo, dhe llahtaret përhapen anembanë botës”.

*Ennio Flaiano (1910-1972), skenarist, shkrimtar e gazetar italian, në një shkrim për Corriere Della Sera të marsit 1969.

E përktheu: Elvi Sidheri

ObserverKult


Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: MARRJA ME LETËRSI MUND TË TË MËSOJË T’U BËSH BISHT GABIMEVE…

Nga: Jorge Luis Borges

Marrja me letërsi mund të të mësojë t’u bësh bisht gabimeve, por jo dhe t’i meritosh gjetjet. Ajo nxjerr në pah pamundësitë dhe caqet tona të ashpra. Me kalimin e viteve, nxura se isha i privuar prej kadencës magjike, metaforave kërshëritëse, pasthirrmave, veprës së përpunuar me mençuri a asaj me frymëmarrje të gjerë.

Shorti e deshi të merresha me atë që shpesh thërritet poezi intelektuale. Fjala është thuajse oksimoron; intelekti (zgjuarsia) mendon përmes abstraksionit, poezia (ëndrra) përmes shëmbëlltyrave, miteve e përrallave. Poezia intelektuale duhet t’i pleksë ëndshëm këto dy procese. Kështu bën Platoni në dialogjet e tij; kështu dhe Frensis Bekoni në enumeracionin e tij mbi idhujt e fisit, mbi tregun, guvën dhe teatrin. Mjeshtri i zhanrit është, në gjykimin tim, Emersoni; të tillë janë dëftuar, me më pak sukses, Brauningu e Frosti, Unamunoja dhe, sikundër thonë, Pol Valeria…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU