Dy ikona të muzikës do të vijnë në Shqipëri së shpejti, duke garantuar një atmosferë elektrizuese. Enrique Iglesias dhe Ricky Martin do të performojnë në Tiranë.
I pari si ambasador i kulturës spanjolle, do të performojë më 30 qershor, duke i paraprirë Javës së Kulturës Spanjolle. Ndërsa Ricky Martin, posterin e të cilit e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama, do të performojë në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e 20 korrikut. Kjo është hera e parë që këngëtari vjen në Tiranë.
Ylli botëror i muzikës Ricky Martin, në kuadër të turit të tij “Ricky Martin Symphonic”, ka vendosur që të bëjë një ndalesë edhe në Shqipëri. Autori i dhjetëra hiteve botërore përveç grupit të tij muzikor do të shoqërohet edhe nga orkestrantë shqiptarë.
E magjishme do të jetë dhe nata që do të sjellë ylli spanjoll i muzikës latine e pop music. Enrique Iglesias i cili është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave, sipas ‘Billboard Latin Music Awards 2020’./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
“ARTISTJA E VITIT”, ERMONELA JAHO, VJEN NË SHQIPËRI- JA PSE
Teatri i Operës dhe Baletit hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”. Kjo do të kontribuojë në mjeshtërinë artistike të talenteve të artit klasik.
Me mbështetjen dhe eksperiencën e sopranos ikonike me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, e cila kthehet në atdhe me titullin “Artistja e Vitit”, akorduar nga “Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023”, për të kontribuar me një masterclass.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult