Ti je përqafimi jem, poezi nga Entela Tabaku

entela tabaku

ti je përqafimi jem
kur nata varet kindeve të fundit dhe josh
me u shtri dhe me u dorëzu

ti je buzëqeshja jeme
kur nata varet kindeve të syve dhe josh
me u lëshu dhe me u shu

ti je kanga jeme
kur nata varet kindeve të gojës dhe josh
me u platitë dhe me u humbë

ti je tana gratë që ma zbardhin agun
ti je mama dhe motra
bijat dhe shoqet

ti je dita që e mban natën në kind
ti je maji jem
Zojë!

ObserverKult

Lexo më shumë nga kjo autore:

Entela Tabaku: Kur thu Shkodër, ke thanë zemër…

ti je perqafimi

kur thu Shkodër
ke thanë zemër
dhe zemra asht e çuditshme
mbahet me gjak
por rreh me ndjenja
dhe gjaku nuk bahet ujë

nuk zhbahet
nuk shpiket
kur vdesim veç ngrin
shkrihet
si ndjenjat

kur m’thu Shkodër
m’ke thanë
zemër

Lexo edhe:

Entela Tabaku: Puthjen ma të bukur që më ke dhanë

puthjen ma tё bukur qё mё ke dhanё
s’e kam marrё
ta kam lanё nё buzё
me u puthё
me puthjen ma tё bukur qё tё kam dhanё
kur tё mёrziten
mё thuej
ta marr
e po tё jap njё tjetёr
edhe ma tё bukur

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

“Kur gjithë uji i botës shndërrohet në lot” i Tua Forsström vjen në shqip

Tua Forsström (1947) i përket atij damari të poezisë suedeze që shkruhet në Finlandë. Një damar që pulson me vargjet e poetëve të njohur si Runeberg (1804-1877), Södergran (1892-1923), Björling (1887-1960), dhe mbahet gjallë sot nga një brez poetësh që gjen në Forsström poeten më përfaqësuese.

Që në përmbledhjen debutuese “Një poezi mbi dashurinë e të tjera” më 1972 dhe në përmbledhjet vijuese, vihet re stili i saj i mëvetshëm, në të cilin estetika moderniste nuk e përjashton, por bashkohet me të thjeshtën e së përditshmes.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult