“Enver Hoxha nuk studionte, ishte qejfli për…”, e bija e Vedat Kokonës zbulon periudhën kur lideri komunist ndau dhomën me të atin

e dashura
Enver Hoxha

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate”, vajza e shkrimtarit, Vedat Kokona, Mirvjen Kokona ka folur dhe për miqësinë e të atit me liderin diktatorial Enver Hoxha. Ajo ka rrëfyer se ata kanë qene shumë shokë, madje kanë jetuar dhe në një dhomë bashkë, ku dhe ndanin qiranë.

Mirvjeni ka zbuluar se i ati i ka treguar se Enver Hoxha nuk studionte kur jepnin mësim në Liceun Francez, ndryshe nga ai që i kontrollonte dhe detyrat me shumë imtësi.

Sakaq, ajo ka thënë se lideri komunist ishte shumë i dhënë pas grave.

“Enveri ka qene më i madh, ka qene bashkëmoshatar me babain tim. Po im atë kishte atë dëshirën për të qëndruar me më të mëdhenjtë, sepse kishte dëshirën për të mësuar gjithmonë nga më të mëdhenjtë. Kështu që rrinte shumë me Enverin dhe kishin shumë miqësi. Kishin dhe një lloj lidhje familjare, nga që gjyshja ime ka qene Hoxhate dhe kishin dhe një lloj lidhje si gjirokastrit. Prandaj, dhe im atë me Enverin shkonte shumë, i thoshin shakaxhinjtë dhe bënin ato qyfyret bashkë.

Erdhi puna pastaj që kur ikën profesorët francezë në Liceun e Korçës, thirrën disa profesorë që të jepnin mësim dhe im atë u kthye. Kështu që im atë ishte profesor në Korçë dhe në atë kohë ishte dhe Enveri. Kështu që nga gjendja ekonomike nuk ishin mirë dhe im atë i propozoi që të flenë bashkë në një dhomë, që të ndanin bashkë qiranë. Edhe aty thoshte që Enveri nuk ishte njeri që lexonte shumë, e para që për komunizmin nuk e kishte idenë fare dhe nuk ishte ndonjë punëtor. Madje, i thoshte babait tim ‘qenke punëtor i madh’ se ai do t’i korigjonte me hollësi detyrat.

Edhe në Francë më duket kanë qene bashkë për pak kohë në një dhomë, sepse ai nuk kishte ku të rrinte dhe ndejti me tim atë. E portretizon, ashtu siç e njohur ai vetë. Hokatar, të dashur, të qeshur kur ka qenë në fillim dhe më pas u bë ai që u bë. Ishte dhe qejfli dhe për vajzat. ‘Shikoje sa e kolme është ajo’, thoshte”, rrëfeu Kokona./abcnews.al

ObserverKult


Vedat Kokona

Lexo edhe:

VEDAT KOKONA: KUR ENVER HOXHËN E THËRRISNIM “GAZHEL”