“I ekzekutuam fshehurazi, buzë liqenit të Ohrit, një natë dhjetori më 1946…”

Ngjarja makabre e shefave të Sigurimit, zbulohet në një dokument sekret dërguar Enver Hoxhës në komitetin Qendror, dy vjet pas kryerjes së ekzekutimit…

Kjo është një skenë krimi e llahtarshme, por e zakonshme gjatë regjimit komunist dhe që vërteton plotësisht se urdhrat për ekzekutime vinin nga strukturat më të larta të Partisë, direkt nga Komiteti Qendror i PPSH-së dhe zbatoheshin në mënyrën më të egër nga Sigurimi i Shtetit.

Personi që e tregon skenën e ngjarjes është një shef i lartë i Sigurimit të Shtetit dhe ai është njëri prej të katërve që kanë bërë ekzekutimin.

Ai quhet Mit’hat Zaçe dhe bashkëpunëtorët e tij apo bashkëekzekutorët, janë Beqir Balluku, Panajot Plaku, dhe Bajram Vula. Dy viktimat janë Skënder Çela dhe Mark Toçi, nga Durrësi.

Ngjarja ka ndodhur një natë të ftohtë në fund të dhjetorit 1946, buzë liqenit të Ohrit. Katër drejtuesit e lartë të Sigurimit të Shtetit, pasi i kanë mbajtur një javë nën arrest të fshehtë, pa e ditur askush, i kanë çuar dy të arrestuarit në vendin e ekzekutimit dhe i kanë pushkatuar pa gjyq dhe në fshehtësi të plotë.

Mëkati i tyre ishte se “ata ishin anti-parti” dhe kishin dezertuar nga strukturat e Sigurimit. Me shumë gjasë, nuk kanë qenë dakord me fushatat e vrasjeve në masë, kryer nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, e quajtur më vonë Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në vitet ‘45-’47, pasi shumë dokumente të kësaj kohe dëshmojnë për të tjerë anëtarë të këtyre strukturave që refuzonin të qëllonin në aksionet kriminale të Sigurimit, sidomos në veri të vendit.

E gjithë dëshmia ku zbulohet ky krim, dhe mënyra si funksiononte skena e të gjithë krimeve të kësaj natyre gjatë regjimit komunist, është përshkruar në një dokument me siglën “sekret”, nënshkruar nga Mit’hat Zaçe, shefi i Sigurimit të Divizionit VIII-të.

Zaçe e tregon ngjarjen kriminale dy vjet më vonë, dhe jo si një i penduar për aktin çnjerëzor, por për të dëshmuar metodat kriminale me të cilat e drejtonte Koçi Xoxe Sigurimin e Shtetit, metoda që u cilësuan në kundërshtim me vijën e Partisë në kohën e dënimit të Xoxes.

Ai është më i shqetësuar për emrin e mirë të Partisë dhe Enver Hoxhës, se sa për ekzekutimin pa gjyq, se fundja në atë kohë, edhe ai vetë mendonte se ishte “e drejtë që të zhduken dy njerëz anti-Parti dhe që nuk mund të ndreqeshin”.

Madje ai zbulon se në këtë kohë, miratimi për vrasjet sekrete vinte direkt nga Komiteti Qendror./kujto.al

Ja çfarë shkruante në letrën drejtuar Komitetit Qendror “Mit’hat Zaçe:

——————–

Lexo edhe:

Ky është sekreti i madh i Enver Hoxhës që e mbajti edhe në ditët e fundit të jetës

ObserverKult