Enver Sulaj: Sytë

enver sulaj

Sytë janë njësoj
Në çdo tokë
Në çdo dallgë

Sytë vrasin njësoj
Në çdo përshpërimë
Në çdo cekëtinë

Kur Zoti krijoi njeriun
I fali sytë
Për të parë veten
Dhe djallëzinë

Sytë janë qelq i pathyeshëm njerëzie
Janë shteg i hapur së voni mes shkurresh në korie

Nuk lindën kot urimet
“M’u verbofshin sytë”
“Të plaçin sytë”

Halkidiki, qershor 2024

ObserverKult


Lexo edhe:

ENVER SULAJ: NEKTARI I LUGINËS SË HARRUAR