Alfred Peza prezantoi “Enveriadën”, një roman historik që na kthen pas në kohë, kur Shqipëria ecte si komuniste. Autori tregon se libri flet me gjuhën e të gjithë pushteteve që janë diktatoriale, ndonëse mban emra shqiptarë.
Me përvojën e gazetarit, analistit, atij që kërkon mes dosjesh apo historive njerëzore që takon rrugës së profesionit të tij, Alfred Peza prezantoi një vepër si ‘’Enveriada”. Historik, po aq sa politik, edhe pse me personazhe të stisur e stiluar nga autori, këto ngjarje kanë të vërteta të prodhuara nga diktatura në Shqipëri, por të veshura ndoshta me gjithë sistemet totalitare në botë, transmeton ‘a2news.com’.
Në prezantimin e librit, autori bëri edhe një thirrje për librin, një thirrje që duket sikur do ta çlirojë librin dhe leximin nga diktatura, dhe t’i japë liri mendimit kritik.
“Enveriada” është vepra e tretë që prezanton Alfred Peza për lexuesin shqiptar.