“Një histori nuk ndalet, identiteti i njerëzve arbëresh nuk ndalet”. Me këtë moto u zhvillua në San Demetrio Corone edicioni i 39-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe.
Fitues i të cilit u shpall Enzo Lovine nga qyteza arbëreshe e Puhëriut në Kalabri me këngën “Ti je ti”.
“Jam shumë i lumtur që kam fituar këtë çmim, sepse këngët arbëreshe i kam të shpirtit dhe gjithmonë e kam ndjekur festivalin. Me këtë këngë përfaqësova veten dhe ju”, shprehet fituesi Enzo Lovine për AlbaniaNews.
Festivali i Këngës Arbëreshe u rikthye pas një ndërprerje thuajse dy vjeçare për shkak të pandemisë.
LEXO EDHE: Hora e Arbëreshëve, qendra e botës antike