Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar kohë më parë dosjen e profesor Eqrem Çabej i cili u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit, deri ditën që mbylli sytë.
AIDSSH në kuadër të kurimit të së shkuarës nga regjimi komunist vazhdoi të publikojë dosjet e Sigurimit të Shtetit të figurave të larta të politikës, shkencës, letërsisë dhe artit për të hedhur dritë mbi të vërtetën e regjimit.
“Për shkak të formimit dhe jetës më shumë se 30-vjeçare mes Europës e Shqipërisë, Çabej pozicionohej natyrshëm tek elita e vjetër, pa parti, e shkolluar jashtë, që vinte nga familjet e mëdha dhe që nuk mund të pranonte një regjim që më së pari, u merrte lirinë”, shprehet AIDSSH.
Po ashtu, AIDSSH shton se “të gjitha këto u bënë shkak që ai të cilësohej që në fillim prej regjimit, si element i rrezikshëm, me probleme ideologjike e politike. Dosja formulare nr. 2383 e Eqrem Çabejt, që tregon përndjekjen ndaj tij nga viti 1952 deri më 1980, u arkivua disa muaj pas vdekjes, në janar të 1981, me vlerë historike”/ATSH
————————-
Lexo edhe:
SONETET E EQREM ÇABEJ PËR TË SHOQEN SHYHRETIN
Vargjet e profesor Eqrem Çabej për të shoqen Shyhretin. Një histori dashurie që nisi kur gjuhëtari i kishte kaluar të 40-at, ndërsa ajo vetëm 28 vjeçe, në pranverë të vitit 1949.
“Kur do të shihemi, lus të bjerë shi / Pikë pas pike gjithë kësaj nate / Që kur të dalim bashkë un’ e ti / Mbi pllaja kodra dielli ka ratë …”
Eqrem Çabej do t’i shkruante këto vargje në vitin 1951, nën padurimin e bukur që i sillte takimi me vajzën 28-vjeçare Shyhret. Mënyra sesi ajo fliste, dashuria e përbashkët për librat dhe gjithçka tjetër në ato biseda të shkurtra, ia shtonin padurimin për ta parë sërish. Në mbrëmjet që i kalonte i vetëm, ai hidhte në fletore vargje për të, vargje që një ditë do t’i radhiste në një fletore për t’ia dhuruar.
Ishte 1 janari i vitit 1951, kur Eqremi 42-vjeçar i dhuron Shyhretit një fletore me tetëmbëdhjetë sonete shkruar për të…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult