
Këto ditë, qyteti i Durrësit është shndërruar në një nga pikat kyçe të zhvillimit të kinemasë evropiane, duke pritur një ndër laboratorët më elitarë të zhvillimit të skenarit në kontinent: Equinoxe Europe.
Me një histori mbi 30-vjeçare, gjatë së cilës janë përpunuar skenarët e disa prej filmave më të famshëm dhe më të suksesshëm të dekadave të fundit, ky program i njohur ndërkombëtarisht vjen për herë të parë në Shqipëri. Kjo arritje e rëndësishme vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).
Në fokus të edicionit të 31-të janë 10 projekte filmike premtuese, të përzgjedhura nga e gjithë bota, ku spikasin edhe dy projekte nga Shqipëria, të regjisorëve të rinj Erenik Beqiri dhe Redi Treni.
Përgjatë 9 ditëve, rreth 8 konsulentë ndërkombëtarë profesionistë të skenarit punojnë ngushtë me autorët e rinj për të përmirësuar, thelluar dhe përshtatur skenarët e tyre drejt standardeve të prodhimeve të ardhshme kinematografike ndërkombëtare.
ObserverKult






