Erdhe vonë, mikja ime e mirë, erdhe aq vonë…

dashtë ...


Nga Mihallaq Qilleri

Erdhe aq vonë, mikja ime e mirë, erdhe vonë,
Vjeshta po ikën dhe, dhe dimri drithërues po vjen,
Fundvitet gëlltitin njëri-tjetrin dhunshëm pa frikë,
Ndërsa ti troket në një derë të mbuluar nga dëbora,
Mbërthyer pas jetës nuk dua, nuk dua të ik.

Erdhe vonë mikja ime për të kërkuar një dashuri,
Një dashuri të flaktë atje ku zjarret janë shuar tani,
Erdhe vonë mikja ime për të takuar bukuri,
Ndër venat e ftohta tashmë nuk ka më asnjë mëshirë,
Ca më pak për drithërima, ëndrra, lule, dëshirë…

Erdhe vonë mikja ime në jetën e time të shkurtër,
Kur netët pa gjumë zgjaten si mistere surealiste.
Një jetë që ditët i zvarrit si robër lufte nëpër baltë,
Lotët e nxehta e dhimbjet e rinisë vragat kanë lënë
Si rreshta në faqet e librave të mi të vështirë, të ngratë.

Erdhe vonë zemër e zhuritur për miqësi të madhe,
Nuk të jap asgjë më shumë se ca fjalë ngrohta,
Drithërimat trupin ma mbulojnë habitshëm,
Dhe pres, pres, pres diçka të ndodh netëve të ftohta.
Një skenë teatri gjigand jeta ka qenë gjithmonë.
Një skenë ku perdja një ditë nis e bie trishtueshëm.

Erdhe vonë shpirt i përvëluar, erdhe vonë….!

ObserverKult

—————

Lexo edhe:

TEODOR KEKO: PSE NUK ERDHE?

-Pse nuk erdhe? – e pyeta, ndërkohë që zhyti lugën prej plastmasi të kuq në kupën e bardhë të akullores.

Ne u ulëm në lokalin ajror me tarracë të gjerë të Pallatit të Madh të Kulturës, prej ku kundroje një copë Tiranë të murrme, të hirtë e jeshile e mal pa ngjyrë tamam, dhe unë mendova të merrja një konjak “Skënderbeu”, por ktheva mendje në minutën e fundit, pak i penduar nga ajo dreq vape, pak se nuk desha të eksitohesha edhe më, e më shumë se mos konjaku ishte i përzier me ujë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU