“Erdhi në ditëlindjen time”, aktorja e njohur kujton takimin e fundit me Mirush Kabashin

Aktorja e njohur Aishe Stari ka kujtuar takimin e saj të fundit me Mirush Kabashin, i cili u nda sot nga jeta. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Vila 24’ në News24 tha se për herë të fundit ishin takuar në ditëlindjen e saj, ndërsa takoheshin çdo javë në Durrës.

“Erdhi te ditëlindja ime pastaj takohesha shpesh sepse një herë në javë vinte në Durrës. Edhe na dukej sikur e kishim ende në Durrës, sikur nuk ishte larguar kurrë.

Me Mirushin kemi qenë shokë dhe na lidhnin interesa të përbashkëta, kemi qenë shumë të afërt jo si në të njëjtin teatër, po si në të njëjtën shtëpi.”, tha ajo e prekur./News24

ObserverKult


Lexo edhe:

MIRUSH KABASHI RRËFENTE VËSHIRËSITË E JETËS… TREGOI EDHE “FAJTORIN” QË “E DETYROI” TË MERREJ ME AKTRIM

Mirush Kabashi mund të konsiderohet pa dyshim si një ndër aktorët e mëdhenj të plejadës së kinematografisë dhe skenave teatrale shqiptare…

Rrugëtimi i tij artistik, nga korridoret e Institutit të Lartë të Arteve deri në daljen e parë përpara kamerës, është i mbushur me ulje-ngritje të mëdha. Madje edhe një përndjekje 2-vjeçare nga ana e regjimit komunist në Shqipëri.

Në një intervistë dhënë kohë më parë për emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, Kabashi rrëfeu momentet kyçe në aspektin familjar dhe profesional që kanë shënjuar rrugëtimin e tij artistik.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Ti do vish përhumbur në varrezë, Në Tiranë a në një fshat Devolli, Dhe do prekësh pllakën e mermertë Plot me shkronja “Dritëro Agolli”.

DRITËRO AGOLLI: POEMË PËR BABANË E PËR VETEN

Poemë e hershme nga Dritëro Agolli

Kënga e parë

Im atë tokën shumë e donte
Siç donte nënë e grua
Për tokën lodhej dhe rënkonte
Dhe djersën derdhte krua

Kur plis me plis hidhte hapin
I kishte hapi hije
Dhe zogjtë e malit udhë i hapnin
Me fjalë hirësie

Kur grushtin mbushte plot me farë,
Mahnitej kush e shihte,
Dhe era ndalte frymën në arë,
Që qejfin mos ja prishte

ObserverKult