Erenestina Gjergji- Halili është pjesë e Antologjisë së poeteve shqiptare “Magma”, përpiluar dhe përkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB “Littera”, Prishtinë.
Erenestina Gjergji- Halili u lind në Shqipëri. Mban gradën Doktor i Shkencave Filologjike dhe ligjëron në Universitetin e Tiranës. Ka botuar tri libra, dy vëllime me poezi: “Gjama e Eres” dhe “Bibluz”, si dhe librin “Bibliografia e Dramës së Botuar Shqipe”.
Ajo është nderuar me shumë çmime për krijimtarinë e saj letrare. Instituti për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare ka nderuar shkrimtaren Erenestina Gjergji Halili me Pendën e
Kristaltë për ruajtjen e kulturës gegë dhe toskë.
Në “Magma” tridhjetë poete nga gjithë hapësira shqiptare përmes vargjeve të zgjedhura, flasin në gjuhën shqipe dhe angleze.
Do të gjeni aty poezi nga:
Alma Braja, Ardiana Shala Prishtina, Ardita Jatru, Arjola Zadrima, Blerina Rogova Gaxha, Dije Demiri Frangu, Drita Ademi, Donika Dabishevci, Edi Shukriu, Emine Maliqi, Enkeleda Ristani, Entela Kasi, Erenestina Gjergji Halili, Fakete Rexha, Flutur Mustafa, Herman Hera Çuka, Ilire Zajmi, Leonora Buçinca, Lindita Ahmeti, Manjola Brahaj Halili, Mimoza Ahmeti, Naime Beqiraj, Nora Prekazi, Nurie Emrullai, Puntorie Muça Ziba, Rita Filipi, Dije Lohaj, Vjollcë Berisha, Vlora Ademi dhe Vlora Konushevci.
Librin mund ta porosisni në ObserverKult.
Lexo edhe: