Erërat rrëzojnë skenën e koncertit në Podujevë: Dy fëmijë në Emergjencë, njëri në gjendje të rëndë

Një skenë është ngritur për koncert në Podujevë. Por, erërat e forta që po fryjnë e kanë rrëzuar atë duke i shkaktuar lëndime dy qytetarëve.

Të dy qytetarët raportohet se janë persona të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin “4 dëshmorët” në qytetin e Podujevës.

Burime të Indeksonline thonë se njëri prej fëmijëve, vajzë, ka lëndime më të rënda trupore. Që të dy janë nisur drejt emergjencës.

Edhe policia e Kosovës është duke u marrë me rastin.