Erion Veliaj: Piramida dhe Teatri i ri Kombëtar, super vepra në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj renditi disa nga projektet që po zhvillohen në Tiranë, ku veçoi Piramidën, Teatrin e ri Kombëtar apo korpusin e Qytetit Studenti.

“Ne kemi disa projekte në zhvillim. Piramida është drejt përfundimit dhe do jetë një nga super veprat në Tiranë. Një investim i jashtëzakonshëm i qeverisë shqiptare, fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Bashkisë së Tiranës.

Duam që Tirana të bëhet Tel-Aviv i Ballkanit. Do të vazhdojmë projektet për fëmijë. I kemi dhënë qytetit disa hapësira shumë shumë dinjitoze, Liqeni Tiranës, Liqeni Farkës, kopshti Zoologjik, Bulevardi i Ri, Pazari, Kalaja.

Kështu që ne duhet të vazhdojmë me Kopshtin Botanik. Duam të vazhdojmë me dy terminalet. Ka mbaruar ai i Lundrës që do të hapet këto ditë, duam të vazhdojmë me terminalin tek kthesa e Kamzës.

Vijon puna edhe për kampusin e Qytetit Studenti në Tiranë. Ndërkohë ka përfunduar ai në Kodër-Kamëz tek Mjekësia dhe tek Inxhinieria. Po punohet edhe për përfundimin e Unazës së Tiranës.

Sigurisht që bizhuja e qytetit do të jetë Teatri i ri Kombëtar që sapo ka filluar punimet, ku po bëjmë sondimet dhe shpimet e të gjithë shtresave gjeologjike për të hapur pastaj themelet edhe për të pasur edhe aty një super punë të arkitekturës moderne nga Bjarke Ingels”, tha Veliaj gjatë një interviste në medie.

Ai u ndal edhe te projektet e reja për Tiranën në vitet e ardhshme.

“Tiranës i ka ardhur koha që në Bulevardin e Ri të çojmë disa nga gjykatat dhe disa nga institucionet e drejtësisë. Gjithashtu Tatimet, Doganën, Hipotekën duam t’i çojmë te 5 Maj.

Vetëm ashtu mund ta realizojmë Tiranën policentrike që është hapur në të gjithë aksin e Bulevardit të Ri ashtu siç është hapur edhe në gjithë aksin e Lanës.

Gjithashtu do të bëjmë sheshin fundor të Bulevardit të Ri. Bulevardi fillon me sheshin “Nënë Tereza” në mes është “Sheshi Skënderbej” dhe në fund, aty ku Bulevardi i Ri takohet me Lumin e Tiranës, do të bëjmë sheshin tjetër. Duam gjithashtu të përfundojmë paketën e shkollave.

Do të kemi 8 shkolla të reja, 2 në zonën e Astirit në njësinë 7, 2 në anën e Yzberishtit dhe të njësisë 14, një shkollë pranë kopshtit Botanik tek Liqeni i Thatë, do të kemi 2 shkolla të reja në zonën e Saukut dhe një tek ish-spitali i Arabit.

Kështu përfundojmë gjithë sfidën tonë për të shmangur mësimin me dy turne”, u shpreh Veliaj./ATSH

ObserverKult


erion veliaj

Lexo edhe:

“TË LËMË POPULIZMIN”/ ERION VELIAJ NDEROHET ME ‘ÇELËSIN E PRISHTINËS’

Në vizitën e tij dje pasdite në Kosovë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetarët e dy bashkive diskutuan edhe për projektet e përbashkëta dhe mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme kulturore, që i afrojnë edhe më shumë Tiranën dhe Prishtinën.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult