Ermal Mamaqi, të cilin e kemi në dimensione të ndryshme, nga aktor humori, në këngëtar e moderator, së fundmi është shndërruar në një folës motivues për njerëzit, si dhe ka botuar edhe librin “Në garë me vetne”, po ashtu edhe filmbërës.
Ai ka publikuar, kohë më parë, një video ku i drejtohet mësueses së 8-vjeçares, që i tërhiqte vëmendjen pasi nuk ishte mirë me mësime. Mamaqi thotë se ai tashmë ka 200 punëtorë, 9 kompani dhe i mëson njerëzve si të bëjnë sukses, pikërisht duke mos dëgjuar njerëz si zysha.
“Një zysha ime e 8-vjeçares me thoshte ‘Ti Mamaqi nuk ke për tu bërë njeri, s’ke për të bërë asgjë në jetën tënde’. Kam 200 punonjës, kam 9 kompani dhe i mësoj njerëzit që të kenë sukses duke mos dëgjuar njerëzit si ty’- shprehet Mamaqi në video.
Lexo edhe:
E ‘SULMUAN’ PËR LIBRIN, ERMAL MAMAQI: MERREN ME MUA SEPSE JAM GJENI
Ermal Mamaqi iu është përgjigjur komenteve që iu janë bërë së fundmi për librin e tij. I ftuar në emisionin “Pardon My French” ai dha më shumë detaje rreth librit të tij më të ri i cili quhet “Në garë me veten”.
Aktori, tashmë dhe biznesmen, tregoi se nuk do të konkurojë njeri në këtë fushë e se kushdo që është ndjerë i kërcënuar nga ai, mund të qetësohet pasi nuk do pengojë asnjeri të fitojë. Me ironi, ai shtoi se kushdo që do të fitojë çmimin ‘Nobel’ e ka rrugën e hapur.
Po ashtu, ai e cilëson veten njeri të shkëlqueshëm, aq sa vetëetiketohet me termin: ‘gjeni’…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult