Ermal Mamaqi: Jam torturuar nga mësuesja, ka një vend special në ferr për të

ermal
Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi ka kujtuar fëmijërinë e tij gjatë një interviste me Edi Manushin në rubrikën “Galeri”.

Mamaqi ka treguar se kujtimet e tij në lidhje me shkollën 8-vjeçare nuk kanë qenë aspak të bukura. Ai kujton dhunën e vazhdueshme që merrte nga mësueset dhe sipas tij kjo ishte një torturë.

Ermal Mamaqi: Nuk kam kujtime të mira nga fëmijëria. Ka pasur një dhunë të përgjithshme. Ka qenë si një vello dhune, ku ti keqtrajtoheshe pa problem. Vetëm për faktin që je i vogël, dikush që ishte më i madh të rrihte, domethënë jemi rritur me këto frazat bjeri. Unë mbaj mend që ishte shumë kollaj të të rrihte mësuesja për çfarëdo lloj gjëje. Ka pasur forma të ndryshme torturash, ka qenë një vizore, që të gjuanin me vizore…

-Mos ke qenë i lëvizshëm ti, problematik?

Ermal Mamaqi: Sigurisht nuk kam qenë nxënësi më i qetë i klasës, por kujtimet e fillores i mbaj mend që kam qenë i trazuar nga kjo pjesa e këtyre mësueseve që të rrihnin. Ka qenë një mësuese që nuk dua t’ja përmend emrin, ka qenë e matematikës, besoj se ka një vend special për të në ferr, po e presin.

-Do ketë qenë problem ti se s’ka mundësi!

Ermal Mamaqi: Ti nuk je rrahur ndonjëherë nga mësueset e fillores?

– Manushi: Jo po bëhem xheloz për drurin, shiko si të ka bërë sot, i suksesshëm në të gjithë fushat./javanews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

ERMAL MAMAQI FLET PËR SHERRIN ME IVA TIÇON: MË ERDHI KEQ QË AJO ISHTE SHPREHUR ASHTU…

Ermal Mamaqi ka hedhur në treg librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”, i cili ka shkaktuar shumë debate në rrjet.

Një ndër to, që ka komentuar kundër ka qenë gazetarja Iva Tiço dhe Ermali nuk ka nguruar që replikojë. Mirëpo, pas këtij debati virtual, i ftuar në “ABC e Pasdites”, ai ka treguar se ky konflikt nuk ndodhi për shkak të marketingut, por sepse ashtu erdhën gjërat.

“Nuk ishte e llogaritur. Madje, ishte keqardhje që pavarësisht humori që unë i bëj gjërat dhe jap mesazhin. Më erdhi keq që ajo ishte shprehur ashtu. Se pavarësisht se ajo mund të mos ta pëlqej librin. Po ky është një biznes dhe po ironizon rrogën e shumë familjeve që kanë punuar për të.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult