Ermal Mamaqi ka prezantuar librin e tij të parë me titullin “Në garë me veten”.
Ai tha gjatë fjalimit të tij, se ka qenë Vera Grabocka që e ka shtyrë atë të bëhet prezantues.
“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh Dancing with the stars me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë.
Verës i thashë nuk e bëj dot. Do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh).
Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi.
Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV Klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali.
Nga ana tjetër Ermali iu është përgjigjur kritikave që mori pas publikimit të librit të tij të parë “Në garë me veten”.
Ermali tha se i priste paragjykimet, pasi për çdo gjë që bën e paragjykojnë.
Ndërkohë ai shfaqet i habitur nga kjo “herezi” .
Ermal Mamaqi: Unë kam 12 vite që studioj dhe trajnohem për të arritur këtu ku jam, por nuk e kuptoj pse qenka kaq herezi e madhe që unë të shkruaj një libër. Besoj se shumica e shqiptarëve, të paktën të brezit tonë janë rritur me librat e një shkrimtareje që quhet Adelina Mamaqi dhe meqë ne na heq dhe fisi i shkrimtarëve nuk duhet të ishte kaq tronditëse për disa njerëz që u ka vdekur qeni dhe tani lehin në Facebook mbrapa gardhit. Uroj që të qetësohen dhe të lexojnë librin pastaj të dalin për komente…
ObserverKult
Lexo edhe:
EVA ALIKAJ: NUK MË JEP ROLE ASKUSH/ TELEFONATAT ME GRABOCKËN DHE MAMAQIN