Ermal Meta anulon papritur turneun: “Kam pasur probleme personale”

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta, për fansat që e duan muzikën e tij ka dhënë së fundmi një lajm jo të mirë.

Bëhet fjalë për anulimin e turneut që kishte planifikuar ta niste në fund të muajit shkurt. Madje një koncert të tillë, ai kishte planifikuar ta zhvillonte në të gjithë Italinë.

Por anulimi i turneut sipas Metës ka ardhur si pasojë e disa arsyeve personale, dhe mos përfundimi i disa këngëve të një albumi që kishte planifikuar të nxirrte në treg.

“Përshëndetje, nuk ka asnjë mënyrë më të lehtë për ta thënë këtë, kështu që unë do ta them tani.

Turneu i cili është planifikuar të fillojë në fund të shkurtit do të anulohet dhe biletat do të rimbursohen.

Muajt e fundit kam pasur probleme personale që nuk më kanë lejuar të përfundoj në kohën e duhur albumin e radhës me këngë të papublikuara.

Në fakt është një proces ende në vazhdim dhe në ndërkohë nuk isha në gjendje të bëja muzikë të re.

Kisha në mendje diçka të veçantë që nuk munda ta realizoja me kohë.

Është shumë frustruese, por edhe më shumë është mendimi për ta bërë këtë turne pa muzikë të re.

E kam menduar dhe menduar dhe mendoj se gjëja më e mirë është të fokusohemi në albumin e ri që të gjejmë njëri-tjetrin sa më shpejt.

Unë jam i sigurt që duke më njohur mua, ju e dini se sa shumë kujdesem që të mblidhemi së bashku, ia vlen”, ka shkruar këngëtari shqiptar./javanews

ObserverKult


Ermal Meta - Vendi i kurbave

Lexo edhe:

ERMAL META VJEN NË SHQIPËRI SI SHKRIMTAR: NË TIRANË, FIER E SHKODËR PËR PREZANTIMIN E LIBRIT

Ermal Meta do të vijë në Shqipëri, ku kësaj here do të jetë nën petkun e shkrimtarit, autor i një libri, e jo si këngëtar.

Ndalesa e parë, do të jetë Tirana, kryeqyteti në 26 tetor, ku do të prezantojë librin e tij të titulluar ‘Nesër e përgjithmonë’ në ambientet e sallës ‘Tonin Harapi’ te Liceu Artistik.

Më pas, këngëtari do të kthehet në vendlindjen e tij, në Fier në 27 tetor në Teatrin e Bylisit e për ta mbyllur këtë tur 3 ditor me Shkodrën te ‘Arka’.

Ai është në Tiranë me ftesë nga Instituti Italian i Kulturës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult