Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, qëndron në krye të klasifikimit edhe në natën e dytë të festivalit të San Remos në Itali.
Kënga “Un milione di cose da dirti”u rendit e para nga votat e orkestrës së festivalit. Ndërsa e dyta Orietta Berti me “Quando ti sei innamorato” dhe të tretët Extraliscio feat. Davide Toffolo me “Bianca luce nera“.
Kjo renditje provizore u zbulua pas përfundimit të parë natës së dytë të festivalit. Ndërkohë që fituesi do të përfaqësojë Italinë në Eurovizon 2021.
Festivali i San Remos regjistron këtë vit shikueshmërinë më të ulët që nga viti 2014 për shkak edhe të pandemisë./a2news.com
LEXO EDHE: NIS SOT SANREMO, PËR HERË TË PARË NË HISTORI SALLA PA PUBLIK