Ermal Meta do të vijë në Shqipëri, ku kësaj here do të jetë nën petkun e shkrimtarit, autor i një libri, e jo si këngëtar. Ndalesa e parë, do të jetë Tirana, kryeqyteti në 26 tetor, ku do të prezantojë librin e tij të titulluar ‘Nesër e përgjithmonë’ në ambientet e sallës ‘Tonin Harapi’ te Liceu Artistik.
Më pas, këngëtari do të kthehet në vendlindjen e tij, në Fier në 27 tetor në Teatrin e Bylisit e për ta mbyllur këtë tur 3 ditor me Shkodrën te ‘Arka’. Ai është në Tiranë me ftesë nga Instituti Italian i Kulturës.
‘Nesër e përgjithmonë’ është një roman ‘i jashtëzakonshëm’, ku Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta./shqiptarja.com
———————————–
Lexo edhe:
ERMAL META: BABAIN S’DO TA FAL KURRË, NA LA VETËM NË VITET E TMERRSHME PAS ’90!
Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta, në një intervistë për mediat italiane ka folur për rrugëtimin e tij, vështirësitë dhe sukseset në karrierën e tij artistike.
Në një intervistë për “Oggi”, ai është ndalur edhe problemet e familjare duke u shprehur se lumturia për të ishte një rrugëtim i vështirë.
Ermal Meta tregoi edhe për marrëdhënien e vështirë me babain e tij. Po ashtu ai ka folur dhe për jetesën në Shqipëri, ku ai jetoi për 13 vite, kohë kur ishte në fuqi regjimi komunist dhe më pas për rënien e tij…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU