Ermonela Jaho fiton çmimin e muzikës vokale për vitin 2021 me “Anima Rara”

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka fituar çmimin e muzikës vokale për vitin 2021 me albumin e saj “Anima Rara”. Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike (ICMA) u mbajt këtë të diel.

“Koha për të ndarë disa foto nga çmimi dhe koncerti gala. Flm ICMA për nderin dhe flm “Opera Rara” për punën e mrekullueshme të ekipit. Dua gjithashtu të falënderoj Lichtenstein për mikpritjen dhe disenjueset e fustaneve të mia Enada At’Nikolla Mirela Nurce dhe B&B Couture. Një vepër arti ka shpesh shumë autorë megjithëse mban emrin e një personi të vetëm. Flm për mbështetjen”, shkruan Ermonela krah fotove të postuara në Facebook nga ceremonia.

LEXO EDHE: Ermonela Jaho shkëlqen në “Musique en Fete”