Ermonela Jaho fiton “Oscar-in” gjerman, më e mira në Opera Awards 2024! Në ceremoni flet për Shqipërinë: Atje nisi ëndrra

Ermonela Jaho është përzgjedhur si këngëtarja më e mirë femër, në Opera Award 2024. Në ceremoninë gala të mbajtur këtë fillim javë në Amsterdam ajo tregoi se ëndrra nisi në moshën 14-vjeçare në Shqipëri, dhe tani muzika është kthyer në një rrugëtim shpirtëror për të.

“Është e ditur tashmë se një karrierë në opera kërkon më shumë se sa një zë të bukur. Gjithashtu është e rrallë që një artist të shpërfaqë brendinë e tij tek publiku përmes këndimit dhe aktrimit njëkohësisht.

U prezantua në këtë formë sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, këtë fillim jave teksa u përzgjodh si “Këngëtarja më e Mirë Femër” për vitin 2024 nga “Opera Awards”.

Bëhet fjalë për çmimet e rëndësishme ndërkombëtare që jep Gjermania çdo vit, përgjatë një mbrëmje gala ku u paraqiten performancat e krijimet më të mira të skenës operistike, për artistët që punojnë para dhe pas kuintave.

“Është gjithmonë kaq emocionuese të ecësh në skenë, por para së gjithash dua të falënderoj jurinë e Opera Awards për këtë vlerësim, publikun tim, menaxherin tim, kolegët e mi, secilin, sepse mendoj që arti ynë, muzika, opera pa shpirtin tonë si artistë, që reflektohet në shpirtin tuaj si publik, nuk do të mbijetonte”, u shpreh Jaho.

Jaho gjatë fjalës së saj solli në vëmendje herën e parë kur pa një opera në Teatrin e Operas në Tiranë, ndërsa më pas performoi për publikun e Operas Kombëtare të Holandës në Amsterdam ku edhe u mbajt ceremonia e vlerësimeve për ato që konsiderohen edhe si “Oscar” i Gjermanisë.

“Jam shumë e emocionuar, sepse duke shkuar pas në kohë, më vjen ndër mend që herën e parë që pashë një opera isha 14-vjeç në Shqipëri dhe rashë në dashuri menjëherë me të. Për mua ishte diçka magjike, diçka e mrekullueshme që mbase më bënte pak edhe melankolike njëkohësisht.

I premtova vetes atë natë se do të bëhesha këngëtare opere dhe se nuk do të ikja nga kjo botë pa kënduar se paku një herë në jetën time në skenë.

Dhe a e dini, të kthehesh pas në kohë në një kohë që jam duke marrë këtë vlerësim është kaq emocionuese. Udhëtimi ka qenë shumë i gjatë, i bukur, i mbushur me vështirësi, por mbi të gjitha magjik!

Është i tillë ende sot. Faleminderit shumë! Opera do jetojë me ne, sepse është gjuha e shpirtit tonë. Për mua ky rrugëtim u shndërrua në një udhëtim shpirtëror”, shtoi sopranoja.

Çmimet “Opera Awards” prezantohen në 20 kategori nga një juri e përbërë nga gazetarë dhe muzikantë.

Videon e plotë mund ta shikoni KËTU:/ Shqiptarja.com

ObserverKult


adem gashi

Lexo edhe:

HOMAZHI POETIK NË KUJTIM TË ADEM GASHIT HAP FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS

Më 6 shkurt, Festivali Poetik i Prishtinës do të hapet me një Homazh poetik kushtuar shkrimtarit Adem Gashi.

Drejtoresha e Festivalit, njëkohësisht edhe kryeredaktore e Portalit për Kulturë, ObserverKult, Donika Dabishevci, tregon se ishte menduar krejt ndryshe kjo mbrëmje kushtuar maestro Adem Gashit.
“Kur po punonim në ideimin e përmbajtjes së Edicionit të dytë të Festivalit Poetik të Prishtinës me stafin e ObserverKult, dëshironim që ta kishim në një Mbrëmje autoriale shkrimtarin Adem Gashi, një prej penave më të fuqishme e maestrale të letërsisë shqipe.

Ia prezantuam idenë dhe në një mesditë funddhjetori u ulëm bashkë me të dashtunin Adem dhe detajuam gjithçka. Cilat poezi do t’i lexonte vet ai, cilat do t’i lexonte aktori, kush do të mund të fliste për krijimtarinë e tij, ku do të fokusoheshim në debatin që do ta zhvillonim me autorin etj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


adriatike lami mos vdis

ADRIATIKE LAMI: JAM E VENDOSUR TË RIKTHEJ NË JETËN TIME QESHJEN…

Poezi nga Adriatike Lami

Jam e vendosur të rikthej në jetën time qeshjen;
Kur një burrë më flet
Dhe nget kulmet e gëzimit tim.
Inatin, kur dikush më cënon
Dhe rrënon harkimin e vetullës sime,
Kur dikush më sfidon me humbjet e vogla të ditës.
Kam vendosur të largoj nga jeta,
Ata që m’i pengojnë; laryshitë, ëndrrën, veçantitë.
Të rrugëtoj dua sërish më shumë me bijtë.
E që nga kjo e dielë,
Kam vendosur të vizitoj më shumë dashuritë në varre,
E marrë le të jetë lulnimi në parajsë.
Dashurinë ta lë të lirë,
Flokët t’i pres shkurt,
T’i lyej me bojë të kuqe.
Jetën ta shoh ndryshe pra!
Me shpresë të sjell dëshira erëmira;
Për vende, njerëz, ngjarje.
Kam vendosur të them më shumë gjëra,
Të protestoj te porta e unit,
Të hesht për mahnitjet e gjumit,
Gënjeshtrën ta zbardh me të vërteta
Dhe dritat t’i rrëmbej nga pasjeta.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult

ObserverKult