Ermonela Jaho po përballet me probleme shëndetësore: “Fatkeqësisht situata u përkeqësua…”

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po kalon momente të mira.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, sopranoja me famë ndërkombëtare ka njoftuar se ka probleme shëndetësore.

Jaho tha se për shkak të problemeve shëndetësore mjekët e kanë këshilluar që të mos marrë pjesë në asnjë aktivitet.

“Të dashur miq, më vjen shumë keq t’ju ndaj që duhet të tërhiqem nga prodhimi i Pagliaçi nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa luftoja me disa sfida shëndetësore por fatkeqësisht situata u përkeqësua dhe pse doja të vazhdoja mjekët më këshilluan kundër saj.

Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin….

Ju uroj të gjithë kolegëve të mi që të kenë një vrapim të mbarë. Unë jam shumë mirënjohës ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen…. shumë dashuri Ermonela”, shkruan Jaho.


Lexo edhe:

RRËFIMI I ERMONELA JAHOS: IKJA NGA SHQIPËRIA, PARAGJYKIMET- JA ÇKA PËRJETOI

Kur këndon Ermonela Jaho është “çështje jetë a vdekje”. Kjo nuk ndodh vetëm për shkak të roleve të sopranos si p.sh. Madam Butterfly. Këto sopranoja e njohur i rrëfen në filmin “Fuoco Sacro” dhe në këtë intervistë.

Në dokumentarin “Fuoco Sacro” të realizuar nga Jan Schmidt-Garre, “në një kërkim për zjarrin e shenjtë të këngës”, ai paraqet tre këngëtarë që i bëjnë “drejtësi” kësaj belkantos: Barbara Hannigan, Asmik Grigorian dhe Ermonela Jaho. Ato vijnë nga tre kultura të ndryshme – Kanadaja, Lituania dhe Shqipëria – dhe japin gjithçka në skenë. Ermonela Jaho shfaqet veçanërisht e pakursyer në trajtimin e vetes.

Kushdo që e ka parë atë si Suor Angelica të Puccinit, e cila merr lajmin “e akullt” të vde kjes së fëmijës…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU