Këndojnë bashkë në mëngjese pesë kumbonare,
këndojnë në ajri mbi Shkodër ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllën kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.
Përhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zanë, zhurmë e jetë.
E ai diell prëndvere i ri shprazet në shtëpija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkëndija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:
skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.
ObserverKult
———————————————————————————————-
Lexo edhe:
ERNEST KOLIQI: E MARTË PASHKE NË KALABRI
Një fotografi e shkrepur një ditë të martë, shumë vite më parë, në Francineto. Në këtë imazh kortezi nga Lucia Martino, shihet Ernest Koliqi dhe Giusepre Ferrari së bashku me gratë arbëreshe, të veshura me veshjet e bukura tradiconale.
Ishte viti 1941, kur Ernest Koliqi vizitoi për të parën herë Horën e Arbëreshëve.
Koliqi ishte një ndër studiuesit më të mëdhenj që ka krijuar një lidhje të fortë, midis letërsisë dhe udhëtimit, dhe ka arritur të kapë shpirtin e kulturës italo-shqiptare, në një kontest ku vendet nuk janë thjesht përfaqësime të modelit real, por edhe atij metaforik dhe antropologjik, transmeton ‘konica.al’.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult