Nga Ernesto Sabato
Mbi atë fytyrë- ngadalë, por pandalshëm- kishin lënë gjurmët e veta, ndjenjat dhe pasionet, përzemërsitë dhe mllefet, besimi ëndrrat dhe zhgënjimet, vdekjet që përjetoi apo ndjeu, vjeshtat që e trishtuan apo ligështuan, dashuritë që e magjepsën, fantazmat që e vizituan apo e përndoqën në ëndrrat a fiksionet e tij.
Në ata sy që patën qarë prej dhimbjes, në ata sy që qenë mbyllur prej gjumit, por edhe prej turpit dhe prej dinakërisë, në ato buzë që shtrëngoheshin nga kryeneçësia, por edhe nga egërsia, në ato vetulla që rrudheshin prej shqetësimit apo habisë, ose që ngriheshin përpjetë gjatë hetimit dhe dyshimit, në ato vena që fryheshin nga xhindosja apo epshi, ishte ravijëzuar ajo gjeografia e lëvizshme, të cilën shpirti e ndërton mbi lëkurën e butë dhe të brishtë të fytyrës.
*Shkëputur nga “Abadoni, Ëngjëlli i Skëterrës”
Përktheu: Erion Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
ERNESTO SABATO NUK E HARROI KURRË GJAKUN SHQIPTAR
«Ne, fëmijëve, si pa dashje, gjyshja na mësoi ca fjalë nga gjuha e fëmijërisë së saj. Unë di për shembull se “bukë” do të thotë “pan”, “verë” do të thotë “vino”, “bir” – “hijo” etj. Më vjen keq që nuk e mësova dot këtë gjuhë, sepse shqiptarët dhe historia e tyre në Itali më kanë magjepsur.»
Ernesto Toçi, stërgjyshja e të cilit ishte kushërira e parë e gjyshes nga nëna e Ernesto Sábatos, është një nga mbrojtësit më të mirë të rrënjëve kulturore të komunitetit shqiptar.
Për të treguar forcën shpirtërore të atij populli vital, ai tregon historinë e një profesori shqiptar të lindur në Kalabri, fëmijët e të cilit flisnin shumë mirë shqip, italisht, anglisht dhe frëngjisht. Aty nga fundi i viteve gjashtëdhjetë (shekullit XX) profesori jetonte në Paris ku jepte kurse të gjuhës dhe letërsisë italiane. Një mbrëmje, kur u kthye nga universiteti, dëgjoi që bijtë e tij bisedonin frëngjisht me njëri-tjetrin…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult