
Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025. Këtë e bëri të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Sipas tij, “ishte kënaqësi të dëgjojmë nga vet autorja idenë, vizionin e përgatitjet që po bëhen për pjesëmarrjen në këtë ngjarje shumë të rëndësishme.”
“Me projektin ‘Ansamble në shpërfaqje: Ekologjitë në ndryshim’ Erza trajton një temë shumë të veçantë, eksploron ekologjitë në ndryshim të shkaktuara nga klima dhe zonat klimatike, kjo përmes pëshkrimeve të erërave nga fermerët tanë.
Përgëzime për Erzën, mbarësi në këtë detyrë të rëndësishme.”, tha Çeku në postimin në Facebook.
ObserverKult
Lexo edhe:
SALLA KONCERTALE NË PRISHTINË/ HAJRULLA ÇEKU: KEMI NDARË 10 MILIONË EURO PËR TA MBËSHTETUR KOMUNËN






