Erzen Shkololli, kurator i edicionit të pestë të Autostrada Biennale

Erzen Shkololli është përzgjedhur kurator i edicionit të 5-të të Autostradës Biennale në Prizren, i cili do të mbahet prej 5 korrikut deri më 5 tetor 2025.

Erzen Shkololli është artist dhe kurator. Aktualisht, ai është kurator i përgjithshëm i galerisë Cukarna në Ljubljanë. Shkololli ka udhëhequr suksesshëm disa institucione të artit, përfshirë Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë (2018–2022) dhe Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës (2011–2015), njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Si i vetmi institucion i artit bashkëkohor në Prizren, Autostrada Biennale ka dy funksione – organizimin e ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor që mbahet çdo dy vjet, që nga viti 2017, dhe Autostradën Hangar, hapësirën për edukim, krijim dhe ekspozim në ish-bazën ushtarake të KFOR-it gjerman (tani, Parku i Inovacionit dhe Trajnimit).

Autostrada Biennale gëzon mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

ObserverKult


Lexo edhe:

GALERIA KOMBËTARE TË ARTEVE EKSPOZON PASURINË E JASHTËZAKONSHME KOMBËTARE

Në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë vazhdon të qëndrojë e hapur ekspozita me fondin e këtij institucioni ndër vite. Bëhet fjalë për atë fond që përbën një pasuri të jashtëzakonshme kombëtare, pasi janë vepra të cilat datojnë që nga viti 1898 deri në vitin 1999. Pjesë e kësaj ekspozite përveç pikturave, janë edhe skulpturat, skicat, karikaturat më të mira ndër vite.

Ekspozita e hapur më 18 shtator do të presë vizitorët pa afat kohor, madje është menduar që veprat të jenë pjesë e një lloj linje muzeale, çka do të thotë që mund të jenë përgjithmonë të ekspozuara për publikun…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU