Përkujtohet në ditën e 91-vjetorit të lindjes një ndër artistët më me influencë në artin dramatik shqiptar dhe një ndër njerëzit që krijoj edhe literaturën e mësimdhënies në degën e regjizurë pranë “UA”
Esat Oktrova u lind në qytetin e Pogradecit më 28 prill 1930. Mësimet e para i mori në qytetin e Pogradecit dhe në shkollën e mesme në Korçë. Më pas vazhdoi Liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Fillimet e karrierës së tij si aktor ai i nisi më trupën e “Estradën e Ushtarit” në Tiranë. Ku ra në sy talenti dhe përkushtimi që ai kishte për artin.
Menjëherë pas mbarimit të ushtrisë ai vijoi studimet e larta në Institutin e Lartë Shtetëror të Artit Teatral në Moskë, në Fakultetin e Regjisë. Pas përfundimit të studimeve, emërohet fillimisht regjisor e më pas Drejtor i Teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Gjithashtu, ai ka qenë një nga pedagogët e shquar të Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve. Në lëndën e regjisurës së teatrit, hartues i programeve dhe teksteve mësimore. Është shpallur “Qytetar nderi” i Pogradecit dhe i Shkodrës. Ka mbajtur titullin shkencor “Profesor” dhe është dekoruar me titullin “Artist i merituar”.
Esat Oktrova ndërroi jetë në Tiranë më 21 mars 2001./ATSH