Është në klasë të parë/ Drini, shqiptari që fitoi çmimin e parë në Itali, pjesëmarrës ishin talente nga 27 vende të botës

Ismet Drishti, aktor, regjisor dhe gazetar së bashku me djalin e tij, Drinin kanë qenë të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News.
Drini ka fituar çmimin e parë në Itali në kategorinë Junior dhe A në piano, ku ishin pjesëmarrës talente nga 27 vende të botës. Përpos pasionit për piano, Drini zbuloi pasionin për këngën dhe moderimin.

Pjesë nga intervista:

Drini Drishti: Unë jam në klasë të parë. Para se të futesha në klasë të parë kam bërë mësime muzike.

Ismet Drishti: Kur mora lajmin, pashë momentin e fitores aty dhe… nuk mbajta dot më. Nuk përmbaja dot emocionet, nuk më besohej. Mua ma ka plotësuar dëshirën.

Drini Drishti: Përveç pianos më pëlqen dhe kënga, këndoj.

Ismet Drishti: Që i vogël nuk donte top, e vetja lodër që kërkonte ishte mikrofoni… Vitin tjetër vajza e vogël shkon në klasë të parë dhe ndaj bleva një piano, që ta përdorin të dy.

Drini Drishti: Do bëhem moderator dhe kantautor./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

ANSAMBLI I TIRANËS FITON ÇMIMIN E PARË NË FESTIVALIN MBARËKOMBËTAR TË SHOQËRIVE KULTURORE ARTISTIKE NË KOSOVË

Me shumë aktivitete kulturore e sportive është mbyllur edicioni i 23-të i Manifestimit Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2024” në Viti, aktivitet ky i organizuar nga Komuna e Vitisë.

Juria profesionale e këtij festivali ka ndarë çmimet për shoqëritë dhe ansamblet, sikur edhe për orkestrën, kostumografinë, solistët, instrumentistët etj.

Vendi i parë i edicionit të sivjetmë, i takoi Ansamblit “Tirana” nga Tirana.  

Ansambli i Tiranës me pjesëmarrjen e tyre të zjarrtë dhe pasionin që ndezën në skenë arritën të rrëmbejnë vëmendjen e publikut dhe të jurisë, duke u shpallur fitues të çmimit të parë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult