Nga: Esmeralda Shpata
– A më do?! Nuk ndihem mirë sot Sofi.
Ka ditë të tëra që kam përfytyruar vdekjen tënde. Para ca muajsh hamendësova një aksident me makinë.
Si sot e kujtoj. Ndërsa isha në punë më bie telefoni dhe marr lajmin. Shokët vijnë e më ngushëllojnë, unë jam zverdhur dhe qaj me gulçe para tyre. E vazhdoj përfytyrimin, të përgatisë një kurorë me lule të freskëta. Isha duke shkruar mbi fjongo ” Shpirtit tim”. Ti erdhe dhe më shkëpute nga ideja, më puthe rrëzë veshit dhe më pëshpërite “Shpirt!”.
Unë u drodha, më trembe Sofi!
Nuk ka më shumë se dy javë që u grindëm keq. Një mijë të zeza më the, nuk janë të gjitha të miat. Nuk e mbaj mend fare për çfarë u zumë, ama kokën ta përplasa pas murit, aq sa t’u shtyp e t’u shkëput fare në përfytyrimin tim. Mblidhet i madh e i vogël para derës sonë. Gratë lemerisen dhe u mbulojnë sytë fëmijëve, mua më mbërthejnë ca duar të forta dhe më vënë prangat se të vrava. Të kam shpërfytyruar aq keq saqë bëhem gati e të kërkoj falje. Ti qesh me cep të buzës dhe më flet nën zë ” Pajtohemi shpirt!”.
Po çmendem grua.
Sa herë që nuk të largoj dot nga mendja të vras, çdo herë që ti vdes, del nga përfytyrimi im dhe më flet.
Sot më dhemb koka, një mashtrim i patëkeq për të të lënë gjallë Sofi!
ObserverKult
Lexo edhe:
ESMERALDA SHPATA: DY TË HUAJ QË DINË TË DUAN
Ai nuk u orvat ta puthte. Sytë iu mbushën me lot kur kujtoi goditjen e tmerrshme që kishte marrë. Me një tis të bardhë harrese mundohej të mbulonte kujtimet. U ngrit në këmbë dhe u çapit drejt diellit. Zhyti trupin në ngrohtësinë e dritës dhe zgjati duart për të matur me pëllëmbë hijen e tij. Pamja paraqiste veten. Shprehia e fytyrës kërkonte ndryshimin e vazhdueshëm të së vërtetës. Trupi i Saj i ngjallte dëshirë dhe epsh. E ndoqi. I prishur nga mendtë, as rrëketë e djersës nuk i ndiente. Asgjë nuk zgjati më tepër se gjysmë minute. Goditja që mori në shpirt, ia dorëzoi pushtetin mendjes…
TESKTIN E PLOTË E GJENI KËTU