Esmeralda Shpata: Shpirti merr me vete çfarë i duhet…

Esmeralda Shpata huaj

Ju ftojmë të lexoni shkrimin “Shpirti s’ka biletë” nga Alda Taçe Shpata!

Kam patur hamendjet e mia për udhëtimet.
Nuk kam ditur kujt t’ia besoj veten, zogjve apo avionëve.
Në udhëtimin e radhës mora dhe trupin me vete. Ai peshon, do kujdes, ka naze, ka vapë, ka ftohtë, ka ethe, ka uri. Ka ca teka e do ca shërbime që mua më penalizojnë për të qenë e lirë. Nuk më lë që të zgjedh mijëra mundësi në botë, qielli hapet me të gjitha përmasat , trupi ngec. Më duhet ta lidh me rrip, ta ruaj nga lëkundjet, ta disiplinoj nëpër aeroporte, ta çlodh pra deri mbas dushi, aq sa ta vendos në shtrat.
A nuk përkon kjo me mungesën e lirisë?!
Shpirti jo, ai nxiton ku të mundet, merr me vete çfarë i duhet, nuk ka nevojë për shkallë ajrore. S’ka kufij, veprimet e mia të hamendësuara përkojnë me çfarë dua unë.
Shpirti nuk do kronometer, ai nuk i bindet asgjëje, futet mes absurdit dhe e shkërmoq.
Qyteti madhështor e mikpritës ndezi dritat sapo unë vura këmbën.
Kujt i vete në mendje sesi e mbush ditën e vet një zog?!
Ai nuk ecën nëpër rrugë ajrore të përcaktuara, fluturimi tij nuk është mbi re. Liria e tij s’ka kusht.
Ai e shoqëroi në aeroport, as qielli, as kontinentet nuk janë hapësira të pafundme. Përqafimi tyre nuk u tret, ai nuk ishte fizik, ishte mbikohor, njeriu i shpërfill ciklet.
Është interesante të mendosh jetën e përqafimeve shpirtërore!
Trupat shkëputen, secili ndjek rrugën e tij drejt shtëpisë për të ndjerë ujin e ngrohtë e shtratin e butë.
Shpirtrat kanë formulën e tyre, rrinë pafundësisht të përqafuar deri kur ndodh shndërrimi i absurdes në kuptim.Alo!
Zilja e telefonit. Në këtë çast jam larg teje, po kaloj shumë bukur. Dënimi im për të qenë e lirë ma ka lënë trupin në mbërritjen e radhës, ama shpirti është shtrirë te pragu dhe nuk lëviz. Trupi është i lirë, shpirtin nuk mund ta çosh ku të duash, ai nuk bindet.
Ngrej receptorin dhe mbaj frymën.
“Alo! Jam unë! Mirë jam!
Mos më pyet më, të lutem! E vetmja kabinë që gjeta këtu je ti.”
Nuk është çudi që njeriu kur largohet merr me vete vetëm ujin dhe dioksidin e karbonit, merr dhe një valixhe të kuqe.
p.s. Po e shkruaj titullin në fund:

Shpirtrat kanë formulën e tyre, rrinë pafundësisht të përqafuar deri kur ndodh shndërrimi i absurdes në kuptim.

Alo!
Zilja e telefonit. Në këtë çast jam larg teje, po kaloj shumë bukur. Dënimi im për të qenë e lirë ma ka lënë trupin në mbërritjen e radhës, ama shpirti është shtrirë te pragu dhe nuk lëviz. Trupi është i lirë, shpirtin nuk mund ta çosh ku të duash, ai nuk bindet.
Ngrej receptorin dhe mbaj frymën.
“Alo! Jam unë! Mirë jam!
Mos më pyet më, të lutem! E vetmja kabinë që gjeta këtu je ti.”
Nuk është çudi që njeriu kur largohet merr me vete vetëm ujin dhe dioksidin e karbonit, merr dhe një valixhe të kuqe.
p.s. Po e shkruaj titullin në fund:
SHPIRTI S’KA BILETË

ObserverKult

Lexo edhe:

KANË FRIKË NGA GRATË E FORTA…RRËFEN ARJOLA ZADRIMA