Etnografja apel stilistëve: Mos e prekni xhubletën

Etnografja e njohur Afërdita Onuzi në një intervistë për ABC rrëfen historinë 4000-vjeçare të xhubletës.

Pjesa kryesore e xhubletës ka formën e këmbanës.
Onuzi shpjegon  materialet e përdorura, ornamented, zbukurimet si dhe  5 llojet e xhubletave që shoqërojnë vajzën , nusen e gruan përgjatë gjithë jetës e deri te riti i nderimit të vdekjes.

Në fund të shkurtit grupi i punës i ngritur nga Ministria e Kulturës pritet të  dorëzoi dosjen e xhubletës në UNESCO.

Luljeta Dano  Drejtuese e Qendres Antropologjike “ Xhubleta”është pjesë e ekipit që ka përgatitur dosjen, ajo thotë se vetëm ne Tiranë , koleksionistët posedojnë mbi 800 xhubleta.

Si moment të veçantë, ajo rendit merakun e grave të Malësisë së Madhe për trashëgimin e xhubletës. 
Ndërsa etnografja Afërdita Onuzi i bën thirrje stlistëve që mos e prekin xhubleten. Pasi simbolet e saj janë të njëjtë si ato të xhamive dhe kishave./abcnews.al